Flash News

KRYESORE

Rama hap Panairin e Punës në Dibër, por banorët e nxjerrin blof me këtë video

Rama hap Panairin e Punës në Dibër, por banorët e nxjerrin

Dibranët nxjerrin zbuluar kryeministrin Edi Rama, i cili prej dy ditësh ka qëndruar në zona të ndryshme të këtij rrethi.

I pranishëm për çeljen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Rama mori pjesë edhe në Panairin e Punës.

Megjithatë, duket se ky i fundit ishte thjeshtë një mekanizëm propagandistik, për faktin se qëndroi i hapur vetëm gjatë kohës që kryeministri ishte i pranishëm.

Sapo ky i fundit u largua, stendat dhe gjithçka tjetër u mblodhën dhe e gjithë zona u boshatis. PD publikon një video që vërteton se Rama shkoi me një panair të bërë gati që në Tiranë dhe se u përdor vetëm si një mjet propagandistik për kryeministrin.

“Pamjet në video tregojnë se me të ikur Edi Rama, Panari u shpërbe sapo iku Edi Rama, duke e shndërruar atë në një mjet propagandistik për kryeministrin, larg realitetit të dibraneve pa punë dhe pa investime”, shkruan PD.

Të fundit