Flash News

KRYESORE

Rama ‘heq dorë’ nga skandali Tahiri-Habilaj, tregon ç’ka bërë dje në Maqedoni

  Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka publikuar disa foto nga takimi i djeshëm në Maqedoni, ku mori pjesë në Samitin 100.

Kryeministri, ka hequr vëmendjen nga çështja e nxehtë e “Dosjes Habilaj” dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit, duke treguar se për çfarë ka biseduar me politikanët ditën e djeshme.

“Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për agjendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale.

U ra po ashtu dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase, në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona”, shkruan në ‘facebook’ Rama.

 

Të fundit