Flash News

KRYESORE

Rama, ‘histori suksesi’ me Covid-19? Forbes boton studimin: Shqipëria e treta nga fundi në Europë

Revista Forbes ka publikuar një studim të Deep Knowledge Group i cili shtjellon përhapjen, reagimin, efikasitetin e qeverive dhe shërbimeve shëndetësore kombëtare, si edhe ‘qëndrueshmërinë gjenetike’ të popullatave përballë pandemisë së koronavirusit. Studimi ka analizuar të dhënat për 200 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Analiza e të dhënave ka listuar Izraelin si vendin më të sigurt në botë në raport me reagimin dhe frenimin e pandemisë duke i dhënë atij dhe çdo vendi tjetër një renditje numerike. Ajo që bie në sy është se statistikat dhe renditja e organizuar në të dhëna dhe parametra shkencorë nga DNG, dhe të pasqyruara nga revista Forbes, shfryjnë tollumbacen e ‘qeverisë Rama’ për suksesin në raport me masat anti-koronavirus. Shqipëria renditet në Grupin 3 (Tier 3) ku futen vende që shënuan ‘rekorde të pafavorshme sa i takon efikasitetit të qeverisë, karantinimit, monitorimit, zbulimit si dhe menaxhimit të riskut, gatishmërisë së shëndetësisë, qëndrushmërisë rajonale dhe përgatitjes për emergjenca'.

Në renditjen kontinentale, në Europë, Shqipëria vjen e treta nga fundi duke lënë pas vetëm Ishullin e Njeriut (Isle of Man) dhe Maqedoninë e Veriut.

Analiza shkencore e Deep Knowledge Group u shërben qeverive që të marrin masa në raport me ‘dobësitë’, me pritshmërinë se virusi mund të rikthehet në vjeshtë ose dimër. Në të njëjtën kohë këto të dhëna shërbejnë si kujtesë për dallimin mes fakteve dhe propagandës qeveritare.

Fig 1: Renditja e Shqipërise në grupin e vendeve të Shkallës 3 (nga katër gjithsej)

 

Figura 2: Arsyetimi se pse një vend renditet në këtë Shkallë (grup)

Figura 3: Rendita e Shqipërisë në rang Europian

Figura 4: Gatishmëria e Sistemit shëndetësor 

Figura 5: Efikasiteti i qeverisë

Figura 6: Monitorimi dhe zbulimi

Figura 7: Gatishmëria e strukturave te Emergjencës

Figura 8: Renditja ndër 200 vende (88)

 

 

Të fundit