Flash News

KRYESORE

Rama humbi të ëmën, Vittorio Sgarbi e ngushëllon: E mbështesim në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme

Rama humbi të ëmën, Vittorio Sgarbi e ngushëllon: E

Kritiku i artit dhe personaliteti i njohur italian, Vittorio Sgarbi ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj kryeministrit Rama për humbjen së ëmës, Aneta Rama.

Përmes një shënimi në gazetën italiane ”Corriere della Sera”, Sgarbi shprehet se i është mirënjohës Ramës për dashurinë e tij për italianët dhe në momente të vështira si këto ata së bashku me të i gjenden pranë.

“Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi.

Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”, shkruan ndër të tjera Sgarbi.

Kujtojmë se, Aneta Rama u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme, përmes një ceremonie të thjesht varrimi. Ajo ndërroi jetë në orën 05:00 të mëngjesit në shtëpinë e saj në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, ndërsa mësohet se kohët e fundit ishte shtruar në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Të fundit