Flash News

KRYESORE

Rama ‘hyn live’ nga mbledhja e Kryesisë me dyer të mbyllura, tregon detaje nga rendi i ditës

Rama ‘hyn live’ nga mbledhja e Kryesisë me dyer të

Prej orës 09.00 ka nisur mbledhja e Kryesisë së PS, e drejtuar nga Edi Rama, pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar në orën 17.00 të ditës së sotme.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Kryesia ka miratuar ngritjen e një grupi pune, të emërtuar grupi strategjik për zgjedhjet vendore, ku pjesë e tij do të jenë 6 anëtarë.

Grupi strategjik i zgjedhjeve do të drejtohet nga deputetja Blerina Gjylameti, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Gramoz Ruçi, Damina Gjiknuri, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Blendi Çuçi dhe Erion Veliaj.

Ndërkohë, vetë Rama ka publikuar pak minuta më parë në rrjetet sociale një video të shkurtër ku tregon pak nga rendi i ditës në këtë mbledhje.

Siç edhe duket, në rend të ditës janë diskutimet për thirrjen e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, më 7 shtator, diskutime për turin e llogaridhënies, si dhe  nisjen e procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të fundit