Flash News

KRYESORE

Rama hyn në luftë me aktorët, Veliaj i pari që zbret në ‘fushën e betejës’: Godina do shembet, do ndërtohet teatri i ri

Rama hyn në luftë me aktorët, Veliaj i pari që zbret në

Pas paralajmërimit të aktorëve se do e mbrojnë me luftë Teatrin Kombëtar, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke nxjerrë në ‘fushën e betejës’ kryebashkiakun Erion Veliaj.

I ftuar në emisioni “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në “News24”, Veliaj se godina e teatrit do të shembet për t’u ndërtuar një i ri.

“Ky është një shans fantastik për të pasur një ëndërr dhe për ta diskutuar këtë ëndërr se ëndrra duhet të kthehet në projekt. Një teatër i ri, një teatër modern, një teatër që i reziston 100 viteve të ardhshme”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se godina aktuale e Teatrit është ndërtuar nga italianët për argëtimin e ushtarëve e kazermave, dhe jo si një godinë e mirëfilltë teatri.

“Ky ishte një teatër dopolavoro, ndërtuar nga ushtria italiane për të argëtuar ushtarët e kazermave në Tiranë për periudhën 7-8 vjeçare pas luftës. Zgjati 70-80 vite, po afrohet viti i 90. Çështja është ambicia jonë është riparimi, vënia e disa mballomave të kësaj ëndrre të ushtrisë italiane që ishte për 7-8 vjet dhe ne do t’i bëjmë kësaj ëndrre një overdraft si në bankë apo kemi një ëndërr komplet tonën? Kjo është për diskutim. Nëse arrijmë në një konkluzion që jo more jo, ne nuk duam ndryshim. Ajo që më rezulton është që kur qytetet kanë ndryshuar ka pasur progres”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Të fundit