Flash News

KRYESORE

Rama i acaruar me Metën dhe Kryemadhin: Pengmarrës i Kushtetutës në zyrën e Presidentit, je çizme rezervë e Doktoreshës

Rama i acaruar me Metën dhe Kryemadhin: Pengmarrës i Kushtetutës

Kryeministri Edi Rama “ka lëshuar gojën” ndaj Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, njëherazi kryetare e LSI-së.

Rama është treguar i pakursyer pas qëndrimit të Metës, i cili u shpreh sot se Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në autishkollë dhe Kryemadhit, e cila ndër të tjera tha se duhet të luftojmë dhe me jetë për të mbrojtur fëmijët tanë nga kjo qeverisje.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së ShkencaveGjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shprehet Kryeministri në Twitter.

Të fundit