Flash News

KRYESORE

Rama i beson ish-pronarit të Universitetit, deputeti me 5.3 milionë euro pasuri do mbrojë ligjin për shembjen e Teatrit

Këtë javë qeveria kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënien e truallit publik në këtë zonë një kompanie private për ndërtimin e disa objekteve shumëkatëshe. Duke nisur nga nesër, projektligji do të kalojë në disa Komisione parlamentare për shqyrtim dhe me shumë gjasë të enjten do t’i paraqitet parlamentit për votim në seancë plenare.

Nesër, të hënën, projektligji do të prezantohet para Komisionit të Ligjeve. Njoftimi është publikuar në faqen e Kuvendit ku janë përcaktuar axhendat e punimeve të Komisioneve që do mblidhen ditën e hënë. Në pikën tre të rendit të ditës së Komisionit të Ligjeve thuhet “Shqyrtimi i projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””.

Po në njoftimin e Kuvendit është përcaktuar edhe emri i deputetit që do të jetë në rolin e relatorit të këtij ligji. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, deputet rishatar i cili e fitoi mandatin në zgjedhjet e fundit si pjesë e listës së PS-së në qarkun e Beratit dhe konkretisht në zonën e Skraparit. Emri i tij është bërë i njohur për shkak të pasurisë që ai ka deklaruar. Adnor Shameti, është ish-pronar i Universitetit “Justiniani”, dhe ka një listë të gjatë prej 60 pasurish të paluajtshme. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, deputeti socialist disponon në total një pasuri prej 5.3 milionë euro.

Mesa duket Rama ka zgjedhur një nga deputetët më të pasur për të mbrojtur një nga projektligjet më të debatuar.

Njoftimi Kuvendit

 

Të fundit