Flash News

KRYESORE

Rama i delegoi kompetencat, juristi Kume: Do ketë probleme nëse Cakaj firmos marrëveshjen e detit me Greqinë

Rama i delegoi kompetencat, juristi Kume: Do ketë probleme nëse Cakaj

Juristi Kristaq Kume, nuk e cilëson si akt anti-ligjor delegimin e kompetencave nga Rama të Cakaj, por duhet të përcaktohet në kohë dhe hapësirë.

Duke pasur parasysh faktin se Shqipëria dhe Greqia janë pranë firmosjes së marrëveshjes së detit, Kume parashikon që do të ketë ngërç, ngërç jo vetëm politikën e brendshme por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare të vendit tonë.

"Delegimi i përkohshëm i kompetencave nga Rama tek Caka është veprim i ligjshëm. Në qoftë se kësaj i vëmë deklaratën e Presidentit të Republikës, i cili edhe ai u shpreh se është fare normale në delegimin e kompetencave. 

Duke pasur parasysh faktin që ne ndodhemi përpara një situate ku duhet të firmosim marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare si çështja e detit, parashikon problematika që do të vendosin në ngërç jo vetëm politikën e brendshme por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare të vendit tonë", sqaroi ai.

Ministri i Jashtëm, Rama i delegoi kompetencat të Cakaj, në mungesë të dekretimit të tij në këtë post, pasi për kreun e shtetit, 28-vjeçari  nuk ishte një figurë e besueshem.

Ministria e Jashtme publikon ‘CV’-në e Gent Cakaj; zv/ministri shkollë, shkollë dhe vetëm shkollë

Të fundit