Flash News

KRYESORE

Rama i jep numrin e telefonit biznesmenit dhe urdhëron Çuçin e Ahmetajn: Ta zgjidhin këtë punë sot, urgjent!

ERTV-ja transmetoi sot vizitën e Ramës në panairin e Punës të hapur në Gjirokastër dy ditë më parë. Kryeministri u ndal tek stendat e kompanive pjesëmarrëse të cilat kishin paraqitur kërkesat e tyre për punonjës.

Në një prej këtyre ndalesave, një prej përfaqësuesve të një kompanie i bëri të ditur Ramës se kërkon të zgjerojë biznesin dhe se zyra e Hipotekës së Gjirokastrës po e vonon me pretekstin se është në pritje të ‘hartës dixhitale nga Tirana’.

Në këtë moment, Rama ka urdhëruar deputetin Blendi Çuçi, deputet i Gjirokastrës, për ta zgjidhur këtë çështje ndërsa i pranishëm është e ministri Ahmetaj. “Këta janë gati të fillojnë investimin, e kanë të tyre, tani Hipoteka thotë s’ka ardh harta dixhitale. Një absurditet. Kanë marrë leje ndërtimi tani i thotë hipoteka s’kam hartë. Thuaj ta zgjidhin këtë punë. Urgjent, sot”, ju drejtua Rama deputetit Çuçi.

“Mbaje numrin tim të telefonit. Në 30 maj do më çosh mesazh u bë apo s’u bë. Kaq. Asnjë fjalë tjetër”, ishte përgjigja e Ramës për përfaqësuesin e kompanisë.

Të fundit