Flash News

KRYESORE

Rama i jep zë mashtrimit të Veliajt: Përgëzime familjeve që po ndahen nga lukunia e Shqupit

Rama i jep zë mashtrimit të Veliajt: Përgëzime familjeve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm foto nga një tjetër familje, sipas tij e Unazës së Re që pranoi të strehohej në banesat sociale.

“Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit, banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik. Hesapet e Lul Kadriut s'kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa kujtojmë se dje, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendoi se dy familje të tjera kishin pranuar të zhvendoseshin në banesat sociale, duke lejuar prishjen e godinave për zgjerimin e rrugës.

Por sipas faqes ‘Mbështetje banorëve të Unazës së Re’, godinat që u shemben nga IKMT janë në zonën e Laprakës dhe jo te ‘Unaza e Re’.

Të fundit