Flash News

KRYESORE

Rama i ka mohuar, PE miraton amendamentin me 15 kushtet për Shqipërinë para nisjes së negociatave

Rama i ka mohuar, PE miraton amendamentin me 15 kushtet për

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian të enjten mbrëma (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: "Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare"

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qëndrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

Taulant Balla paraqiti një lutje në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok por kjo nuk u mor parasysh.

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.

Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqësimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet.

Si u votua: Kliko këtu

Shkresa e Grupit PPE:

[ Dua t'ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE  e raportit "Rekomandime për Ballkanin Perëndimor"  do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

"thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare"

[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]

Origjinal:

[ I would like to inform you that Ms. Kinga Gál as the EPP shadow rapporteur of the Western Balkans recommendation will submit the following plenary amendment: ]

"stresses the 15 conditions, decided by the Council of the European Union, that Albania needs to have fulfilled prior to its first intergovernmental conference with the EU Member States"

[ The amendment was requested by Mr. David Lega, standing rapporteur for Albania, and has the blessing of Mr. Gahler, the EPP AFET coordinator. ]

Lexo edhe: Europarlamentarët e PPE ‘nuk i ndahen’ Ramës: 15 kushtet e BE të futen në rezolutën e PE

Lexo edhe: New Europe: Rama mohon 15 kushtet (megjithatë ato ekzistojnë). Pse hesht zyra e BE në Tiranë

Të fundit