Flash News

KRYESORE

Rama i kërkoi të flinte në fshat për të qenë pranë fermerëve, Peleshi gjen një zgjidhje tjetër: Do hapim televizion

Rama i kërkoi të flinte në fshat për të qenë

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, në fillim të shtatorit, kryeministri Edi Rama shprehu rezerva për Ministrinë e Bujqësisë, duke ju referuar faktit se jo të gjithë fermerët kanë arritur të marrin subvencionet.

Për t’i dhënë zgjidhje situatës, me tone të larta, Rama tha se ai donte që ekipi drejtues i Ministrisë së Bujqësisë të mos shkonte në shtëpi por të zhvendosej në fshat për të ndihmuar fermerët për të bërë dokumentet që ata nuk i bëjnë dot.

“Ne bëmë një hap shumë të mirë, u thamë fermerëve aplikoni me dokumente zero. Po e dini që sot akoma s’po u japim të gjithë fermerëve paratë. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kush? I di unë arsyet, i di dhe justifikimet, i di dhe të gjitha. Po unë dua që ekipi drejtues i Ministrisë së Bujqësisë mos të shkojë në shtëpi. Këtë dua unë, të mos shkojë në shtëpi fare. Të marri rrobat dhe të iki në fshat edhe të luftojë atje dhe të ulen të gjithë atje dhe t’ju bëjnë atyre dokumentet që ata nuk i bëjnë dot”, tha Rama gjatë Asamblesë së PS-së.

Dy javë pas kësaj kritike të Ramës, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi u shfaq sot në foltoren e Kuvendit duke prezantuar një tjetër zgjidhe.

Për të qenë sa më parë fermerëve njoftoi se Ministria që ai drejton, në bashkëpunim me Televizioni Shqiptar, do të hapin shumë shpejt një kanal televiziv i cili do të transmetojë 24 orë vetëm këshilla për fermerët.

“Radio Televizioni Shqiptar do të ketë shumë shpejt, shpresoj nga fillimi i vitit që vjen, një kanal të posaçëm që do të jetë kanali RTSH Agro, 24 orë do ketë vetëm shërbime këshillimi për fermerët”, u shpreh Peleshi në seancën e sotme plenare.

 

Të fundit