Flash News

KRYESORE

Rama i kërkon Bashës ‘takim’ online. Bardhi: Thirrje fallco, ai ka refuzuar që në fillim

Rama i kërkon Bashës ‘takim’ online. Bardhi: Thirrje

Edi Rama i bëri thirrje publike Lulzim Bashës të bashkohet me qeverinë për të luftuar koronavirusit. Sipas Ramës, opozita ka refuzuar deri tani të ndihmojë, duke u shprehur se “ka hedhur akuza për punën heroike”, tha kryeministri. Megjithatë, ai la në fuqi thirrjen ndaj krydemokratit që të bëjnë një takim online për t`i folur popullit bashkarisht. “Opozita e ka humbur mundësinë për të na ardhur në ndihmë, për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe për të bashkuar rezistencën ekonomike, ia kam kërkuar Bashës, të bashkojë forcat me mua dhe ekspertët, qoftë për të fituar ku është vija e zjarrit dhe për të rezistuar ekonomikisht. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën heroike dhe receta me iluzione.

Nuk po qahem dhe nuk dua të fajësojë askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit që pushteti që duhet mbrojtur është jeta e çdo njeriu, nuk janë ulur armët të luftës, as në emër të njerëzve dhe as në emër të atdheut. Kurrë nuk është vonë, thirrja ime është le t`i bashkojmë forcat dhe t'i ballafaqojmë në distancë sociale, por sy më sy në takime online, le ti flasim popujve në një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari, që nga Shkodra, si komunist deri në Vlorë, si opozita që mundte me të qeshura. Le të bëhemi bashkë e të dalim faqebardhë nga ky takim. Uroj që nga ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhët, se sa kemi kaluar mesin e tunelit dhe na ndan nga dalja", tha Rama.

Këtij apeli të kryeministrit, i`u përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Sipas tij, Rama po kërkohn të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën. “Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më pare”, shprehet Bardhi.

Të fundit