Flash News

KRYESORE

Rama i kujtoi Skënderbeun në Kuçovë, Spiropali reagon në Facebook

Rama i kujtoi Skënderbeun në Kuçovë, Spiropali reagon

“Lëre Skënderbeun, se për Skënderbeun kemi Elisën… mos na ço tek Skënderbeu tani, atë e ka Elisa Spiropali”. Me këto fjalë ju drejtua Edi Rama një qytetari pasditen e sotme në Kuçovë ku po zhvillonte atë që mazhoranca e quan ‘Llogaridhënia publike’.

Kjo deklaratë e Ramës, u pasqyruar menjherë thuasje në të gjitha portalet, ndërkohë që reagoi vetë edhe Elisa Spiropali por pa bërë një koment për deklaratën e kreut të qeverisë.

Deputetja e PS-së, në rrjetin social Facebook shpërndau videon e bashkëbisedimit të Ramës me banorët e Kuçovës ndërsa shkruan se “Bashkëqeverisje në të gjithë territorin një zotim i votëbesuar nga qytetarët për një koalicion të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm”.

Të fundit