Flash News

KRYESORE

Rama i LSI-së nga Kamza i përgjigjet kryeministrit: Koha e timonierëve ka perënduar me vdekjen e Mao Ce Dunit

Rama i LSI-së nga Kamza i përgjigjet kryeministrit: Koha e

Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Luan Rama në një takim me elektoral në Kamëz, ka ftuar të gjithë banorët e kësaj zone që të votojnë LSI-në.

Po ashtu, Rama është shprehur se LSI-ja është një forcë që e mban fjalën, ndërsa ka shtuar se kësaj partie i intereson Shqipëria, ndryshe nga të tjerët.

Kreu i grupit të LSI-së, ka thumbuar edhe partitë e tjera, kur tha se LSI-së nuk i intereson që timonin e qeverisë ta ketë kryetari, por qytetari.

Ndërsa, një mesazh e ka pasur edhe për kreun e PD-së Lulzim Basha, ku sipas tij, ai po përpiqet të mbajë vendin e tretë në zgjedhje. 

“Koha e timonierëve ka perënduar që me vdekjen e Mao Ce Dunit, jemi këtu t’ju ftojmë të bëhemi bashkë që ta bëjmë LSI forcë të parë që i pari i qeverisjes të jetë qytetari dhe jo kryetari. Jemi ndryshe prej të tjerëve se e keni pare qe del njeri dhe ju thotë votoni…le t’ja lëmë timonin dhe ne të zgjedhim qeverisjen për qytetarët, për shqiptarët. 

Ndërsa me atë tjetrin s’ja vlen të merremi se ai mezi përpiqet të luftojë për vendin e tretë.Përjashton njerëzit me kontribute dhe është mësuar t’i zgjidhë punët e veta dhe të listës, natën. Të tjerët janë një shans i djegur ndaj nuk ia vlen të merremi me ta”, tha Luan Rama.

Të fundit