Flash News

KRYESORE

Rama i lutet Vuçiçit: Ju lutem ngrijeni traun për kamionët nga Kosova

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje publike Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për lejimin e kalimit të kamionëve me mallra nga Kosova, të cilët janë bllokuar prej 24 orësh në kufirin me Serbinë.

Sipas Ramës, “këtë luftë duhet ta fitojmë së bashku” duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi. “Aelskandër Vuçiç prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë. Linja e gjelbërt në rajon s`mund t`i nënshtrohet rregullave të çdo vendi po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi”, shkruan Rama.

Më tej, Rama i lutet kreut të shtetit serbë duke u shprehur se “duhet të japim shembullin rrezatues të solidaritetit”. “Aleksandër Vuçiç përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, shkruan Rama.

Të fundit