Flash News

KRYESORE

Rama i mohon, Balla komenton 15 kushtet e PE për Shqipërinë: Nuk është rezolutë, por raport; formulimi ishte i gabuar  

Rama i mohon, Balla komenton 15 kushtet e PE për Shqipërinë: Nuk

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla komenton miratimin e Parlamentit Evropian të amendamentit me 15 kushte për Shqipërinë para nisjes së negociatave të votuar mbrëmë vonë.

I pyetur nga gazetarët, Balla tha se nuk kemi të bëjmë me një rezolutë, por me një raport për Ballkanin Perëndimor.

“E falënderoj iniciuesin e raportit Tonino Picula, eurodeputet kroat që në frymën e samitit të Zagrebit inicoi një nismë që është raport.

Është një raport që bëri vlerësimin e gjetjeve të samitit të Zagrebit dhe që mori mbështetjen e 76 deputetëve të PE.

Sic e parashikon procedura, kishte një amendament të propozuar nga Kinga Gàl, për të cilin do ndaj se formulimi i tij ishte i gabuar dhe referojuani zëdhënëses së Komisionit  Evropian se mënyra e formulimit kur ti citon këshillin është gabim, nuk është rezolutë por raport për Ballkanin Perëndimor.

¾ e PE mbështet të ardhmen të Shqipërisë, shpresoj që PE të vazhdojë presionin e nevojshëm që brenda këtij viti të hiqen vizat me Kosovën”, deklaroi Balla.

Të fundit