Flash News

KRYESORE

 Rama i paraprin (mos) hapjes së negociatave: Nuk është në dorën tonë. Shqipëria cënohet padrejtësisht

 Rama i paraprin (mos) hapjes së negociatave: Nuk është

Në intervistën në Reopolitix, kryeministri Rama shprehu qartë se hapja e negociatave nuk është në dorën e Shqipërisë. Teksa u pyet për qëndrimet e vendeve si Franca apo Holanda kryeministri tha se ato nuk kanë dhënë një qëndrim të prerë kundër.

“Presidenti francez e ka bërë qëndrimin publik, nuk ka asgjë për të hamendësuar. Ai mendon se është koha për të reformuar BE-në dhe debati im është që ndërkohë që BE reformohet i duhet thënë mundësia edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë që të thellojnë reformat përmes procesit të integrimit.

Negociatat nuk varen nga ne, por nga një qasje e përbashkët e KE. Nuk ka mundësi për lobim efektiv, për sa kohë janë qëndrime që nuk lidhen fare me Shqipërinë pavarësisht se kamuflohen me lloj lloj alibish dhe ku padrejtësisht cenohet Shqipëria”-tha Rama.

Është rritur skepticizmi edhe i Greqisë..ka rrezik real?

“Greqia nuk është një vend skeptik, por ka disa pika që lidhen drejtpërdrejt me këndvështrim për marrëdhëniet bilaterale.”

Të fundit