Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Albin Kurtit: S’ka qëndrim të shtrembër, por do drejtohet kur të bëhet kryeministër me orë të plota

Rama i përgjigjet Albin Kurtit: S’ka qëndrim të

Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin.

Në një intervistë për Top Channel, teksa ka komentuar mini shengenin Ballkanik dhe qëndrimin e Kurtit për këtë çështje, i cili kërkon fillimisht hapjen e kufijve me Shqipëri-Kosovë dhe pastaj më gjerë, Rama ka thënë se ky proces bëhet me marrëveshjen e të gjitha palëve.

Nga ana e tij kryeministri Rama theksoi se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë do të heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën. Do u jap mundësi shqiptarëve që kur të kalojnë Morinën, tu duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë ose nga Lezha në Durrës dhe të mos shikojnë aty asgjë”, tha Rama gjatë intervistës.

Albin Kurti është i mendimit që Shqipëria fillimisht duhet të heqë kufijtë me Kosovën dhe më pas të shikojë në një tablo më të madhe rajonale. A është i drejtë ky qëndrim?

“S’është i shtembër, por do drejtohet kur Albin Kurti të bëhet kryeministër me orë të plota. Nga njëra anë kufiri nuk hiqet përveçse me këtë mënyrë, në marrëveshje me të tjerët. Si heq kufirin ti nëse Serbia nuk është dakord?  Apo do hapë luftë dhe kush Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian apo Kuba do japë pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët?

 Le të hapë letrat Albini dhe të shikojë protokollet, dosjet.

Ta shikojë nga dosja e Bashkimit Doganor që Shqipëria e miratoi. Nën drejtimin e Ahmetajt është bërë punë me palën kosovare. Në momentin e fundit Kosova tha jo. Në qeverinë e Isa Mustafës erdhi Haradinaj në Tiranë e tha këtë do ta bëjmë të parën e pastaj tha dëgjo se ashtu është puna, do shohim më vonë”, tha Rama.

Të fundit