Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Bashës për heqjen 20 mijë njerëzve nga ndihma ekonomike: Do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë

Rama i përgjigjet Bashës për heqjen 20 mijë njerëzve

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se qeveria do të vazhdoj me përjashtimin e njerëzve nga lista e ndihmës ekonomike, duke e shtritë këtë reformë në të gjithë territorin e vendit.

Duke ju përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha së janë larguar padrejtësisht nga kjo skemë mbi 20 mije persona, Rama theksoi se janë evedentuar shumë subjekte që nuk meritonin ta përfitonin ndihmën.

“Si të gjitha reformat që tentuat por që nuk i përfunduat kurrë kjo është një reformë që filloi dy vite më parë, duke u pilotuar në 3 qarqe: Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Sipas kësaj skeme rezultuan 19 mijë e 700 deklarime të rreme, subjekte që merrnin ndihmën ekonomike dhe që nuk meritonin ta kishin. Kanë kaluar dy vjet nga proçesi i pilotimit dhe jemi ne fazën e shtrirjes së të njëjtës skeme në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama përmendi edhe disa raste konkrete të disa njerëzve me të ardhura të larta që merrnin ndihmë ekonomike nga shteti, në shkelje me ligjin. Ai shtoi se në kohën kur qeveriste PD fondi ishte 38 milion dollar ndërsa tani është 40 milion dollar.

Të fundit