Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Beqajt: S`ka ulje pagash e pensionesh. Berberët e floktoret mbyllur deri në 11 maj

Rama i përgjigjet Beqajt: S`ka ulje pagash e pensionesh. Berberët e

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur për pyetjen nëse do të ketë ulje pagash apo pensionesh, pas deklaratës së bërë nga Ilir Beqaj se kjo mund të jetë një mundësi për të përballuar krizën. Rama garantoi se nuk do të ketë ulje pagash e pensionesh, ndërsa tha se nëse do të preken pagat e pensionet do të ndodh vetëm për t`i rritur.

"Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, se dikush ka një ide dhe mund ti thotë në një vend ku të gjithë mund të shprehin idetë e tyre. Të gjithë mund të thonë ide të caktuara, për sa i përket vendimi zyrtar të qeverisë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo të pagave. Përkundrazi nëse do të preken do të preken vetëm për t'u rritur dhe asnjëherë për t'u ulur për asnjë arsye në botë.", tha Rama.

Rama njoftoi se do të hapemi me kujdes, por për disa kategori biznesesh kjo gjë nuk do të ndodh deri në datën 11 maj. Berberët, floktoret, dentistët etj, do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur.

"Duke qenë se ka shumë që duan të shkojnë në Greqi u kujtoj se faktikisht nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë. Kur flasim për kufij, hap kufijtë se na mbyte, se na vrave, dakord unë jam i tilli apo atilli mbase, por a shikoni se çfarë ndodh?

Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t'u studiuar dhe për t'u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.

Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen" tha ai.

Të fundit