Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet Berishës për këmishat: Qepja si në Nju Jork, çmimi si në Tiranë

Ditën e djeshme ish-kryeministri, Sali Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook, duke ju referuar kreut të qeverisë Rama shkruante se “Kallam dështaku blen 23000 dollarë këmisha në një dorë në New York!”, ndërsa publikonte edhe mesazhin e dërguar nga një qytetar dixhital.

Për këtë postim të Berishës reagoi sot kryeministri Edi Rama në Twitter. Teksa poston postimin e Berishës, Rama thotë se kjo shpifje do shkojë në gjyq teksa shton se ‘Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë👍Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti’.

Postimi i plotë i Ramës

S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë👍Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti👫

 

 

 

 

 

 

Të fundit