Flash News

KRYESORE

Rama i përgjigjet PD-së: Plagët po luftohen! Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të DASH...

Rama i përgjigjet PD-së: Plagët po luftohen! Selia e

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket rezultateve të raporti të Deaprtamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohej lidhja e politikës me bizneset, korrupsioni e frika e investitorëve të huaj.

Rama duke ironizuar,  Facebook shkruan; “Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë 🧐Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun 🤭Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë 🤥”.

Më tej Rama shton, “Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë 👊”, duke iu përgjigjur Bashës dhe deputetëve demokratë, përfshirë këtu dhe Edi Palokën, i cili shkruante se Rama nuk kupton anglishten e përdorur në deklarata apo raporte nga shefat e ambasadorëve.

Të fundit