Flash News

KRYESORE

Rama i prerë për ’30 korrikun’, mesazh opozitës: Me sherr as keni fituar e as fitoni dot

Rama i prerë për ’30 korrikun’, mesazh opozitës: Me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, duke dhënë një mesazh për opozitën jashtëparlamentare.

Në reagimin në Twitter Rama shkruan se  Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe kjo nuk diskutohet.

Ai shkruan se PD e LSI se nuk mund të zvarrisin procesin duke i kujtuar kohën kur dogjën mandatet dhe u larguan nga zgjedhjet.

REAGIMI I RAMES

Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria

Të fundit