Flash News

KRYESORE

Rama i quajti minorancë mbrojtësit e Teatrit. Çfarë thotë sondazhi i Followbusiness

Revista e biznesit ‘Follow Business Albania’ ka paraqitur një sondazh elektronik kombëtar, të kryer në ditët e fundit nga Eduard Zaloshnja, shkencëtar hulumtues në Institutin Paqësor për Kërkime dhe Vlerësime në Uashington, DC.

Sondazhi i referohet temës së prishjes të godinës së Teatrit Kombëtar.

Për shkak të përgjigjeve të pakta nga njerëzit jashtë Tiranës, kampioni u reduktua në vetëm 1024 persona të rritur që jetojnë brenda në kryeqytet.

Sondazhi tregon se personat që janë dakord për zëvendësimin e Teatrit të vjetër Kombëtar me një godinë të re përbëjnë 50%.

Po ashtu e njëjta shifër pra 50% janë kundër vendimit të Parlamentit për prishjen e Teatrit.

Kufiri i gabimit të mostrave për këtë sondazh rezulton plus  minus 3 pikë përqindjeje.

 

 

Të fundit