Flash News

KRYESORE

Rama i quan protestuesit “budallenj”: Këto janë zgjedhje të çuditshme

Rama i quan protestuesit “budallenj”: Këto janë zgjedhje

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kolonja se opozita vuri përpara budallenjtë për të protestuar. Deklarata e kreut të ekzekutivit u bë gjatë mitingut elektoral të PS në Kolonjë, ku u prezantua kandidati për kryebashkiak, Erion Isai.

Rama foli edhe për situatën aspak normale që vendi po kalon.

“Këto zgjedhje janë të çuditshme në një kuptim sepse janë pa kundërshtarët kryesorë dhe nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Shqipërisë sidomos në këtë situatë ku jemi në prag të hapjes së negociatave.”

Ai më pas u ndal te protestuesit.

“Atyre fajin ja ka mendja e tyre, por çfarë borxhi i ka populli atyre. Ata dolën dhe thanë ne jemi popull dhe do shkrihem me popullin, por në fakt u futën në mes turmës, u fshehën ën mes të turmës për të vënë përpara më budallenjtë ose më të sinqerti duke i nxitur të vënë zjarr, të godasin policinë, e të përfundojnë burgjeve për llogari të këtyre. Që pushteti në demokraci nuk merret dot me dhunë, kjo dihet që pushteti në demokraci nuk janë godinat fizike kjo dihet, por pushteti në demokraci buron nga vota e popullit dhe për sa kohë që votën e popullit nuk e ke as pushtetin nuk ke si ta kesh.

Dhe edhe pse e dinë, i thonë popullit, mblidhuni ta marrim, mblidhuni ta hani, e  thonë se janë gënjeshtarët të pacipë dhe manipulatorë të njerëzve. Manipulohen nga një grup njerëzisht që qëllimin e kanë gjetkë se e dinë që pushtetin me votë nuk e marrin dot dhe duan që ta bëjnë Shqipërinë copë-copë dhe t’i shmangen votës për të mos dalë të humbur.”, vazhdoi kryeministri.

Rama shtoi se pamjet e shëmtuara me njerëz që djegin e përplasen me policinë, shpërndahen në Evropë dhe ata që nuk duan t’i hapin negociata thonë “çfarë negociatash do hapim, këta nuk janë vend normal, janë një vend ku është ngritur dynjaja kundër qeverisë”.

Të fundit