Flash News

KRYESORE

Rama i refuzon glikonë familjes që e mirëpriti: Jemi të ëmbël nga natyra, e kam kokën shumë të fortë

Rama i refuzon glikonë familjes që e mirëpriti: Jemi të

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ishin në familjen Karaj në Tiranë ku dhuruan librat për dy fëmijët e kësaj familjeje.

Në një moment, e zonja e shtëpisë ju drejtua kryeministrit duke e ftuar të provonte glikonë.

“Ne jemi përmetar do provoni glikonë”, u shpreh e zonja e shtëpisë.

Por kjo ftesë e saj u refuzua nga Rama i cili, duke folur në numrin shumës, tha se jemi të ëmbël nga natyra. Pavarësisht insistimit të së zonjës së shtëpisë, Rama tha se e ka kohën shumë të fortë dhe nuk tërhiqej nga refuzimi.

“Jemi të ëmbël nga natyra nuk kemi nevojë për shumë sheqer... për fat të keq unë nuk jam nga Përmeti, e kam kokën shumë të fortë”, ju përgjigj Rama.

Të fundit