Flash News

KRYESORE

Rama i rikthehet incidentit me gazetaren Meta: E kisha të pamundur t’i përgjigjesha pyetjes për Xhafajn

Rama i rikthehet incidentit me gazetaren Meta: E kisha të pamundur

Gazetarja e Abc News, Mirela Milori ka pyetur kryeministrin Rama në lidhje më incidentin që pati me gazetaren Ambrozia Mete, pyetja e së cilës e detyroi Ramën të braktisë konferencën për shtyp në Rinas.

Rama theksoi se gazetarja u soll në mënyrë jo etike, pasi nuk e la t’i përgjigjej pyetjes në lidhje me ministrin Fatmir Xhafaj duke shtuar se ai nuk mund ti merrte mikrofonin.

Mua me vjen shume keq që u bë ngjarje mesa dëgjova, me vjen për të qeshur dhe për të qarë në kuptimin metaforik për ata që e trajtuar këtë si një akt heroik. Ishte një konferencë shtypi dhe gazetarja shkon për të bere një pyetje, por nuk mund të ndërpresim atë që po jep përgjigje. Ndërkohe që pamundësia për të dhënë përgjigje bëri që të largohem. Unë nuk mund t’i merrja mikrononin nga dora. Ishte mungese etike dhe profesionalizmi dhe thashë më mirë po largohem sepse në fakt unë nisa përgjigjen por nuk me la", përfundoi Rama.

Të fundit