Flash News

KRYESORE

Rama i rikthehet sulmeve ndaj grave: Pas 30 qershorit, kryebashkiakja do fokusohet vetëm te bebja

Rama i rikthehet sulmeve ndaj grave: Pas 30 qershorit, kryebashkiakja do

Kryeministri Edi Rama është i njohur për gjuhën seksiste dhe paragjykimet që përdor për gratë dhe një sjelle të tillë e ka përsëritur edhe sot në Prrenjas ndaj kryebashkiakes Miranda Rira.

Rira është pjesë e LSI-së dhe nuk ka marrë pjesë në takimin e organizuar sot nga Rama dhe disa ambasadorë, për furnizimin me ujë, për shkak se sapo është bërë nënë. Ky moment është përdorur nga kryeministri për ta sulmuar.

“Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit”, u shpreh kryeministri.

Të njëjtin koment Rama ka bërë kohë më parë edhe ndaj gazetares Ilva Tare, e cila po intervistonte, çka solli reagime të ashpra në opinionin publik.

Të fundit