Flash News

KRYESORE

“Rama i shkel syrin Berishës, se Basha është në gjumë”, Gjoni: E keni kthyer Kushtetutën si prostituta e Amsterdamit

“Rama i shkel syrin Berishës, se Basha është në

Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se vendi ka nevojë për një ndryshim sistemi, pa ndryshuar Kushtetutën.

Gjatë fjalës në Kuvend, Gjoni tha se Rama i shkel syrin Berishës, pasi sipas tij Basha është në gjumë.

“Ditët e ardhshme do jenë kritike për cilësinë e demokracisë dhe çfarë do ndodhë vitin që vjen.

Kryetar, ndërsa diskutojmë për energjinë elektrike çdo shqiptar i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirsave loli pop sot bën një pyetje: Pse ka frikë Rama nga listat e hapura?, propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor mbështetur nga mbi 50 mijë firma qytetarësh.

Hapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, në të kundërt eja flasim se vendi ka nevojë për një kushtetutë të re, sepse  e keni kthyer si prostituta e Amsterdamit. Është e turpshme c’keni bërë me kushtetutën.

Çfarë kërkojmë, diçka thelbësore në emër të shqiptarëve. Ju Ruci keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj, as Balla, Spiropali.

Ka socialiste që në biseda private janë pro ndryshimit të sistemit, dhe janë të gatshëm të garojnë që nesër.

Pse Rama i shkel syrin Berishës, se Basha është në gjumë.

Garantoj se vota jonë nuk do jetë pro asnjë palo reforme që ju e quani reformë elektorale.

Ata të LSI nuk i kuptoj që prej 2017, ishte e vetmja që u dërgua këtu në greve tani çuan Petrit Vasili si nuse fshati , ul sytë dhe s’thotë asnjë fjalë. Me e fortë është Hajdari se Vasili që përfaqëson një parti të madhe. Reformimi i sistemit elektoral të vijë nga ky parlament, jo nga këshilli politik . Prania jonë duhet të vihet në diskutim”, u shpreh Gjoni.

Të fundit