Flash News

KRYESORE

Rama i shkon në fakultet, pedagogu letër kolegëve: Nëse i shkojmë në takim, nuk e meritojmë titullin që kemi

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me një grup pedagogësh në fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Por përpara se kryeministri të mbërrinte në fakultet, pedagogu Redi Muçi u ka dërguar e-mail kolegëve duke u kërkuar të bojkotojnë takimin.

“Sot që është në qoshe për meritë të studentëve (aspak tonën), ne e pranojmë të vijë në takim?”, shkruan Muçi.

Muçi u thotë kolegëve se nëse shkojnë në takimin me Ramën, nuk e meritojnë titullin e pedagogut, pasi për katër vite janë mashtruar prej tij.

Të fundit