Flash News

KRYESORE

Rama i shkon në zyrë Gramoz Ruçit, e shoqëron Engjëll Agaçi dhe Vali Bizhga, ç'po diskutojnë një ditë para seancës parlamentare

Rama i shkon në zyrë Gramoz Ruçit, e shoqëron Engjëll

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e kësaj të mërkure në Kryesinë e Kuvendit. Në takimin e kryeministrit me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi ishin edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, drejtoresha e kabinetit në kryeministri, Vali Bizhga dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi.

Sipas ‘News 24’, ky takim po mbahet mes tyre lidhur me ndryshimet ligjore mbi Teatrin Kombëtar. Ndërkohë, takimit i është bashkuar më vonë edhe Ilir Beqja, relator i ligjit për teatrin.

Mësohet se ky takim vjen një ditë para seancës parlamentare, kur pritet të votohet varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar

Kujtojmë, se një ditë më parë, mazhoranca ka miratuar një ditë më parë dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend ligjin që i hapi rrugë shembjes së godinës së TK, në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Të fundit