Flash News

KRYESORE

Rama i shkruan sërish Bashës: Mos i përdor njerëzit për politikë, eja të bashkëpunojmë

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga kërkesa e tij drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha për të bashkëpunuar, në këto momente të vështira për vendin. Në Twitter ai shkroi se Basha po gabon duke gjetur raste njerëzish ende të pasistemuar.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë...”

 

Në një tjetër mesazh, ai i bëri thirrje që të lërë mënjanë zymtësinë, por të dy bashkë të ndihmojnë shqiptarët.

“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll”.

 

Të fundit