Flash News

KRYESORE

Rama i shmanget përgjimeve dhe flet vetëm për zgjedhjet: Edhe ne kemi gabimet tona

Rama i shmanget përgjimeve dhe flet vetëm për zgjedhjet: Edhe ne

Kryeministri Edi Rama i është shmangur komenteve për përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, e vëmendjen e ka pasur vetëm te zgjedhjet e 30 qershorit. Ai theksoi se ato janë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës dhe se nuk do të shtyhen pasi nuk do që të shkelë Kushtetutën, apo ta trajtojë si 'top lecke'.

" Nëse shkaku i mos hyrjes së tyre në zgjedhje nuk do ishin ata vetë, po ne, atëherë zgjedhjet do ishin antidemokratike. Por ata e vendosën vetë, kështu që zgjedhjet pa ata janë demokratike dhe kush mendon se rruga më e urtë do të ishte që meqë ata kanë dalë mendsh ne duhet ecim me parimin "budallait" hapi rrugë, duhet ta imagjinojë se çdo të thotë kjo. Kjo do të thotë që t'i hapësh rrugë një historie që nuk mbaron më...kështu zgjedhjet kthehen në të drejtën e partive për të luajtur me Kushtetutën si top lecke dhe me popullin si ta kenë ata për mbarë.

Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Imagjinoni ça do të ndodhte sikur ne të pranonin imponinim e logjikës së dhunë, kjo do të thoshte t'i hapim rrugës politikës destruktive. Ne pa diskutim që kemi gabimet tona, kemi të metat tona. Kemi shumë gjëra për të bërë dhe korrigjuar. Ne nuk jemi më të mirë e mundshëm, por më të mire se ne as ka pasur e as nuk ka.”, tha Rama nga Cërriku.

Të fundit