Flash News

KRYESORE

Rama i shpall luftë burokracisë dhe premton 5% rritje ekonomike, por ... në 2019-n

Rama i shpall luftë burokracisë dhe premton 5% rritje ekonomike, por

Ramës i duket vetja si Mesia, jep vetëm lajme “të mira” dhe ato me pikatore... Hedh vetëm pak rreshta në rrjetin social, ku i fton shqiptarët ta ndjekin. Menjëherë sapo mbylli mbledhjen e dytë informale me ministrat në Velipojë,  kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjeter lajm për gjithë të interesuarit lidhur me “aksionin” e qeverise: “Gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët&biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”- shkruan Rama ne Twitter. Po se si do behet ky lehtesim, asnje fjale. Qytetaret do presin optimizmin e Rames. Sic shikohet Rama po mendon për 2019, kur ka përpara ende katërmujorin e e fundit të 2017-s dhe 2018, buxhetin e të cilit pritet ta miratojë pas fillmit të Parlamentit dhe shqiptarët do të vazhdojnë të zvarriten. Por Rama është optimist dhe parashikon se reforma e tij do jetë frytdhënëse dhe do të dyfishojë rritjen ekonomike, në 5% për 2019-n!!

Të fundit