Flash News

KRYESORE

“Rama ik e mos u kthe”, Kryemadhi tregon se çfarë ndodhi me 6 studentet e LRI-së

“Rama ik e mos u kthe”, Kryemadhi tregon se çfarë ndodhi

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka treguar se çfarë ka ndodhur me 6 studente të LRI-së të cilat i dolën në Rinas Ramës pe parrullën, “Ik e mos u kthe”.

"A e dini ju se 6 vajza të LRI kanë dalë me një parullë ‘ik e mos u kthe’. E di i që i kanë proceduar. Prokurori një vegël socialist i ka proceduar. I ka çuar për t’i dënuar 6 studente. Tani të gjitha këto janë vajza që nuk kanë mundësi për të paguar avokat. Dhe unë po të dal të flas për këto e di çfarë bëhet... Bëhet për të frikësuar njerëzit. Kjo do ti bie në kokë Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së u shpreh se do të mbajmë shënime për çdo prokuror që është kthyer në veglën e Edi Ramës.

Të fundit