Flash News

KRYESORE

Rama: Ilir Meta mund t’i shpallë luftë edhe Amerikës

Rama: Ilir Meta mund t’i shpallë luftë edhe Amerikës

Pas manifestimit të zhvilluar sot, thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama.

Për Ramën qartësisht Ilir Meta ka çelur një fushatë brenda opozitës dhe mund t’i shpallë luftë dhe Amerikës.

“E kam thënë kohë më parë, Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete për të shpërndarë parlamentin. Ndërsa Iliri që ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë edhe një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por Presidenti nuk do e njohë. Lajmi i mirë është raporti i Brukselit kurse lajmi i keq është që PD u kthye në një servis figurantësh për Presidentin. ”- tha Rama nga Selia e PS.

Ndërkohë që një intervistë që është duke dhënë për televizionin T7 në Kosovë, Rama tha se aktiviteti i Metës ishte madhështor për nga unikaliteti dhe marrëzia e Presidentit.

“Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti i vet dhe marrëzisë së vet”, theksoi Rama.

Të fundit