Flash News

KRYESORE

Rama: Iliri është mësuar keq, Shqipëria atij i ka bërë shumë ndere

Rama: Iliri është mësuar keq, Shqipëria atij i ka

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se me veprimin e tij për të zhdekretuar zgjedhjet, ka bërë një budallallëk ndaj Shqipërisë, të cilës i ka shumë borxhe. Nga foltorja e parlamentit, kreu i ekzekutivit deklaroi se kreu i shtetit  "ka pakënaqësi të pashërueshme, pangopësi të pashpjegueshme e pagjumësi të pangushëllueshme.

Pjesë nga fjalimi

“Kuvendi sot duhet të ishte i bashkimit dhe i opinionit të njëzëshëm të të gjitha forcave politike, për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare të BE. Kuvendi sot duhej tu drejtohej me një rezolutë të gjitha atyre shteteve për t’u kërkuar shteteve njohjen e meritës së përmbushjes së kushteve të vena prej tyre dhe miratimin pa kushte të kërkesës së KE për hapjen e negociatave.

Jo rastësisht, kuvendi merret me një akt brutal të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria se sa këtij njeriu.

Pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë edhe kryeministër, edhe kryetar kuvendi edhe president. Kujt më shumë se ai i janë falur përçarjet, hilet skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësia të rilindë.

Meta u ka lumë me borxhe shqiptarëve, që duhet t’ua lajë. Madje t’u lajë socialistëve borxhet, me këta të fundit që më kanë toleruar mua.

Nuk ka politikan me të cilin Shqipëria të ketë qenë kaq zemërgjerë. Këto na çojnë edhe te përgjigja lidhur me rrëshqitjen.

Ilir është mësuar keq, si nuk ka më keq, e shkelmon të mirën e tij, duke u bërë vend e pa vend protagonist, i një skene ku Metës asnjëherë si mjafton vendi që ka, e roli ku ndodhet.  edhe mbret ta shpallnin atë, jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjitha trojeve, prapëseprapë Ilir Meta nuk do ndihej mirë.

Ka pakënaqësi të pashërueshme, pangopësi të pashpjegueshme, pagjumësi të pangushëllueshme.

Jemi dëshmitarë të një tjetër zarari të tij. Berisha po përpiqet të ridjegë dhe bëjë lëmsh Shqipërinë.

Përse presidenti do të fshinte firmën e tij, me firmën e tij? Përse bëhet trillues, qesharak i diçkaje të paqenë për të justifikuar një budallallëk që do të shënohet si rast i rrallë në histori? . “

Të fundit