Flash News

KRYESORE

Rama inaguron nisjen e punimeve për rrugën Delvinë-Kardhiq: Nga Tirana në Sarandë për 3 orë

Rama inaguron nisjen e punimeve për rrugën Delvinë-Kardhiq: Nga

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Rama u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge shkurton distancën Tiranë-Sarandë në tre orë ndërsa tha se është dhe një mundësi edhe për zhvillimin ekonomik.

“Kjo rrugë sjell një transformim të madh në lëvizshmërinë e përgjithshme dhe në funksion të turizmit.

Rruga e re, Kardhqi-Delvinë është faktikisht një çarje shumë e rëndësishme për të shmangur qafën e vështirë dhe tërësisht të amortizuar të Muzinës dhe për ta shkurtuar me një orë pothuajse lidhjen e Tiranës me Sarandën.

Me përfundimin e këtij aksi, dhe të by pass-it të Fierit, ne do të kemi një lidhje Tiranë-Sarandë që nuk do të marrë më shumë se tre orë kohë”, u shpreh Rama.

Të fundit