Flash News

KRYESORE

Rama inauguroi hapjen e kantierit, Gjiknuri dhe ARRSH-ja e nxjerrin blof; është bërë gabim projekti, ngecin punimet

Rama inauguroi hapjen e kantierit, Gjiknuri dhe ARRSH-ja e nxjerrin blof;

Një muaj më parë, me pompozitetin e Tërmet Peçit e Edi Ramës, u njoftua nisja e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Tepelenës. ‘Nisim sot punimet për mos tu ndalur deri në përfundimin e projektit’ u shpreh Rama nga Tepelena.

Në këtë aktivitet, pas krahëve të Ramës ishin vendosur edhe mjetet e firmës që do të realizojë punimet për të treguar se çdo gjë ishte gati dhe puna do të niste sapo ‘udhëheqësit’ të largoheshin.

Por një muaj më pas, në zonën ku është parashikuar të ndërhyhet, nuk ka lëvizur asgjë. Mjetet e firmës vijojë të qëndrojë të parkuara anës rrugës teksa puna nuk ka nisur ende.

Projekti në fjalë, i hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, parashikonte një zgjerim të rrugës tek zona e kalasë, e cila do të bëhej e mundur në saj të ngritjes së një ure me pilota, e mbështetur nga të dyja anët, nga ana e shpatit dhe nga ana e kalasë.

Projekti ishte parashikuar të përfundonte brenda dy viteve.

Por mësohet se punimet nuk kanë nisur ende për shkak të problemeve në projekt. Pikërisht në vendin ku është parashikuar të ngrihet ura me pilota llogaritë janë bërë gabim.

Studimi gjeologjik fillestar ka gabuar dhe tashmë do të ketë rishikim të projektit pasi do të duhet që pilotat ku do ngrihet ura të vendosen edhe afro 10 metra më poshtë nga ku ishte parashikuar.

Kjo do të sjellë një shtesë të fondit të parashikuar për këtë investim ndërsa nga ana tjetër nuk dihet ende se kur do të jetë gati projekti i ri për nisjen e punimeve./Politiko.al

Të fundit