Flash News

KRYESORE

Rama indinjohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut pas komenteve për çeljen e negociatave

Rama indinjohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut pas komenteve

Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të bëra nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kreu i shtetit maqedono-verior i kërkoi Këshillit Evropian që vendi i tij të mos vlerësohet bashkë me Shqipërinë në lidhje me procesin e hapjes së negociatave për në BE.

Kryetari i qeverisë shqiptare deklaroi se i vjen çudi nga ky gjykim, asi drejtë dhe as praktik.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkroi Rama.

Të fundit