Flash News

KRYESORE

Rama injoron ngjarjet te Gjykata e Tiranës, nxjerr Ahmetajn për të mbrojtur koncensionin te ‘Rruga e Kombit’

Rama injoron ngjarjet te Gjykata e Tiranës, nxjerr Ahmetajn për

Mëngjesin e sotëm, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, u gjakos nga policia e cila nuk i lejonte deputetët e PD-së në hynin në sallën e gjyqit. Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para gjykatës ku kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar. Rrugët për te Gjykata e Tiranës janë bllokuar ndërsa thuajse e gjithë policia e kryeqytetit përfshi, edhe forcat speciale, kanë kaluar në gatishmëri dhe kanë rrethuar zonën përreth Gjykatës së Tiranës.

Por duket se asnjë nga këto ngjarje nuk i bën përshtypje kryeministrit Edi Rama, madje, ka vendosur t’i bëjë karshillëk duke nxjerrë në media ministrin e Financave i cili para deputetëve socialist të komisionit të Ekonomisë po mbron koncensionin e ‘Rrugës së Kombit’.

Të fundit