Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për "Deutsche Welle": Çfarë do të diskutoj me Angela Merkel

Rama intervistë për "Deutsche Welle": Çfarë do

Kryeministri Edi Rama ndhet sot në Gjermani, ku do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Në një intervistë dhënë për Deutsche Welle, kryeministri Rama u shpreh se me kancelaren gjermane nuk ka shumë për të diskutuar pasi ajo është në dijeni të progres-raportit.

Rama më tej u shpreh se rekomandimi i marrë nga KE është rekomandim pa kushte. “Kemi përmbushur detyrat e shtëpisë. Tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykimin politik”, u shpreh Rama duke shtuar se në këtë proces Shqipëria ka shumë miq.

Në studio u shfaq deklarata e deputetit gjerman Gynter Krihbaum se do i thonë “Po” Shqipërisë në BE, vetëm kur të ketë më pak korrupsion e krim të organizuar. I pyetur nga gazetari se kur do jetë gati Shqipëria, Rama u përgjigj, “Varet. Nëse do t’i shohnim këto çështje bazuar në fazën ku gjendemi ne kemi bërë përparim befasues. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë jashtë sistemit. Është shprehur shumë qartë që ky është një model mbi të cilin duhet të ecim”.

Të fundit