Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për median greke: Me fqinjët ndodhin edhe incidente, së shpejti takohem me Tsipras

Rama intervistë për median greke: Me fqinjët ndodhin edhe

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar marrëdhëniet me Greqinë historike dhe tradicionale, ndërsa së shpejti ka planifikuar një takim edhe me homologun e tij Alexis Tsipras. Deklaratat e Ramës u bënë të ditura në një intervistë për agjencinë e lajmeve greke AMPE.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë historike dhe tradicionale. Fqinjësia jo gjithmonë ecën në mënyrë të përkryer, por jemi të gatshëm të përmirësojmë marrëdhëniet. Ndodhin edhe incidente, por duhet t’i përballojmë. Kemi marrëdhënie pozitive dhe jo urrejtje mes popujve. këtë e koncepton më mirë në një ndeshje futbolli mes fqinjëve, është si luftë”, u shpreh Rama.

Ai ka folur edhe një takim mes tij dhe homologut grek.

"Ne presim të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces dialogu dhe diskutimesh për shumë çështje. Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe”, u shpreh Rama.

Të fundit