Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për ‘Oggi’: Flitet se në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, atëherë jemi të dytët pas Italisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane "Oggi" ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Gazetarja Maria Giuseppina Buonanno, gjatë intervistës me kryeministrin Rama në zyrën e  tij, në Tiranë, e ka pyetur se si pritet të zgjidhet kriza politike në vend. “Të shohim” përgjigjet kryeministri socialist Edi Rama, i cili ka udhëhequr vendin që nga viti 2013”, shkruan revista italiane.

"Nga shkurti i kaluar, PD e cila është parti e qëndrës së djathë ka organizuar protesta në rrugë kundër Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij për korrupsion, si dhe zgjedhje të reja politike. Tashmë shumë presin zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që e djathta i ka bojkotuar. Por ata i mbajnë shpresat tek turizmi. “Në 2013 turistët në Shqipëri ishin 2,3 milionë, në 2018 ishin 6 milonë e ne synojmë të arrijmë  në 10 milionë gjatë 5 viteve”, thotë kryeministri Rama, duke shtuar se dhe pse Shqpërisë i mungon Leonardo e Ghioto , ka shumë histori e kulturë për t'u zbuluar e rrëfyer", shkruan revista italiane.

Shqipëria, shkruan media italiane, ka më pak se 3 milionë banorë, por ka parqe arkeologjike si Apollonia e Butrinti. Në Shqipëri ekzistojnë gjurmë urbanistike të arkitekturës italiane lindur nga aleanca e Shqipërisë me Italinë fashiste, ekzistojnë bunkerë që dëshmojnë sundimin e vendit nga regjimi komunist, disa thonë se janë rreth 175 mijë e disa të tjerë mbi  700 mijë. Shqipëria ka detin e brigjet e frekuentuar shumë nga turistët kosovarë, polakë e italianë. Vetëm në vitin e shkuar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 436 mijë itlalianë e mbi 60 % në krahasim me vitet e fundit. Ndërsa në 2018 numri i turistëve u rrit me 15.8% më shum në krahaisim me 2017.

"Shqipëria ku mungojnë rrjetet hekurudhore e auostradat, po ndjek një rrugë zhvilimi bazuar tek turizmi", shkruan ‘Oggi’.

Për media italiane kryeminstri shqiptar kujton se në Shqipëri ekziston taksa e sheshtë vetëm 15% ashtu si e ka propozuar në Itali dhe Salvini, prandaj është një vend i hapur për investitorët e huaj.

"Shqipëria , nënvizon Rama  ka ëndërr Europën. Për ne, thotë ai, është i vetmi vend paqe,  e ne jemi në zemër të saj pa qënë pjesë".

"Në Shqipëri, thotë Edi Rama, të gjithë flasin italisht e kanë mësuar nga televizioni përgjatë viteve të komunizmit ku u vranë 7 mijë persona, u internuan mbi 40 mijë, ku u shkatërruan 2500 kisha e xhamia. Pas rënies së këtij regjimi nisi eksodi i madh i shqiptarëve dhe drejt Italisë e ku sot jetojnë 500 mijë shqiptarë."

Në mbyllje të intervistës së tij, kryeministri shqiptar thekson "Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush."

 

Të fundit