Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për televizionin francez “France24”: Shqipëria vend i varfër por nuk po vdesim urie

Rama intervistë për televizionin francez “France24”:

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një intervistë për televizionin francez, “France 24” nga ku po flet për situatën ekonomike në vend.

Rama tha se shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat pasi sipas tij ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale

Lidhur me situatën e kanabisit dhe zëvendësimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në ekonomi Rama tha se Shqipëria është një vend i varfër por jo aq sa thuhet në shifra, pasi ka të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale.

“Jemi të fundit në procesin e integrimit. Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale”, tha Rama.

Të fundit