Flash News

KRYESORE

Rama ironi me studentët në Gjirokastër: E dija që do bëheshit të urtë fare, por tani kam frikë mos ju zërë gjumi

Rama ironi me studentët në Gjirokastër: E dija që do

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me një grup studentës për Paktin për Universitetin.

Rama u 'përplas' me një studente, e cila fliste njëkohësisht me kryeministrin.  “E mira e dialogut është që jo vetëm flet dhe tjetri dëgjon por dhe dëgjon tjetrin kur flet dhe mëson nga tjetri. Del më i ditur se sa në momentin kur hyre”, u shpreh Rama.

Ndërsa kërkoi më tej që studentët t'i drejtonin pyetje dhe ata heshtën, kryeministri duke ironizuar iu drejtua të rinjve, " Ah e dija që do kalonte viti i ri dhe do të bëheshit të urtë fare, e dija. Por tani frika ime e madhe është se mos ju zë gjumi, dhe po ju zuri gjumi, do duhet një dekadë për t’u zgjuar. Por unë nuk do t’ju lë”.

https://politiko.al/rama-ne-gjirokaster-studentja-te-kam-shkruar-por-sme-ke-kthyer-pergjigje-kryeministri-e-mohon/

Të fundit