Flash News

KRYESORE

Rama ironizoi dëshminë e Albert Velisë, reagon ashpër ish-ministri: Po mor po, ai është “flamuri i opozitës”

Rama ironizoi dëshminë e Albert Velisë, reagon ashpër

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar e tone të ashpra pasi kryeministri Edi Rama ironizoi dje dëshminë e dëshmitarit X, tashmë duke faktuar ato që ka denoncuar ditët e fundit opozita, me zë dhe figurë.

Manjani shkruan në një status në facebook se “Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!”

Statusi i plotë:

Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!

Deduksionet e logjikës së ç’ekuilibruar të Kryeministrit, medemek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!

Po mor po, Ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!

Për turpin tonë të përbashkët, ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!

Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!

Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!

Gjithmonë ja kanë fajin të tjerët!

Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thënie...

Reagimi i djeshëm i Ramës:

Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider...

 

Të fundit