Flash News

KRYESORE

Foto/ Rama ironizon mbylljen e ‘Çadrës së Lirisë’: Jepet me qera çadër me pamje nga kryeministria

Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha misioni i ‘Çadrës së Lirisë’ është përmbushur duke i dhënë fund orëve të para të mëngjesit qëndrës 90 ditore në bulevardin përballë kryeministrisë.

Por pas mbylljes së çadrës nuk ka munguar ironia e kryeministrit Edi Rama i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se jepet me qera një çadër 3 muaj e përdorur dhe me pamje nga kryeministria.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit. 

 

Të fundit